Vendosni fjalën kyçe....

Prapaskenat – Si do e monitorojë njeriu i Sorosit “Paktin për Universitetin”


Pak javë më parë, kryeministri Rama prezantoi “Paktin për Universitetin”, që sipas kreut të qeverisë pasqyron kërkesat e studentëve, pas protestës së këtyre të fundit për më shumë se një muaj.

Në të gjitha takimet e zhvilluara, kreu i qeverisë i ka mëshuar fort këtij pakti, zbatimi i të cilit do shkonte përtej 8 pikave që kërkuan studentët, sipas tij.

Ky pakt rezulton se do monitorohet nga “Qëndresa Qytetare”, në bashkëpunim me “Olof Palme International Center” në Shqipëri.

Në faqen zyrtare të “Qëndresës Qytetare”, drejtori ekzekutiv i së cilës është z. Rigels Xhemollari, është publikuar projekti “Arsimi në Fokus”, që sipas drejtuesve të saj, do bëjë monitorimin nga afër të çdo akti, vendimi apo iniciative të adresuar në këtë dokument politikash.

Objektivat e këtij projekti janë monitorimi i paktit, ndryshimi i ligjeve, i neneve dhe klaozolave dhe verifikime të tjera të ndarë në 4 objektiva.

Themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i OJF-së, “Qëndresës Qytetare”, është Rigels Xhemollari.

Zoti Xhemollari, është gjithashtu anëtar i Fondacionit Shoqëria e Hapur në Tiranë, siç vërtetohet në një letërkëmbim tijin me Bashkinë e Vaut të Dejës në kuadër të një projekti nga “Portavendore.al.”, një tjetër organizatë e Fondacionit Soros në Shqipëri.

Bordi drejtues i Qëndresës Qytetare

“Olof Palme International Center” nga ana tjetër, është një OJQ që ka lidhje me Fondacionin Shoqëria e Hapur të George Soros dhe kanë bashkëpunuar së bashku në disa projekte.

“Olof Palme” është mbështetësja e projektit për monitorimin e “Paktit për Universitetin”, që do bëhet nga “Qëndresa Qytetare”, që drejtohet nga anëtari i “Fondacionit Soros”, Rigels Xhemollari.

Kush e ka mandatuar “Qëndresën Qytetare” të monitorojë “Paktin për Universitetin”, ku përfaqësohen interesat e dhjetëra mijëra studentëve në mbarë vendin?

Me çfarë tagri, kjo organizatë e lidhur me Fondacionin Soros do mbikëqyrë këtë pakt duke monitoruar zbatimin e tij, madje duke propozuar dhe bërë ndryshime në ligje dhe akte nënligjore?

/Hashtag.al

VINI RE: Një pjesë e të dhënave marrë nga faqja “Avokati Altin Goxhaj” në “Facebook”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *