Vendosni fjalën kyçe....

Danielsson ripërsërit deklaratat: Parlamenti është motori i çdo demokracie të pjekur


Pas takimit me krerët e politikës shqiptare, Ramën dhe opozitën e bashkuar, drejtori i Zgjerimit në BE, Christian Danielsson ka dhënë një konferencë për shtyp.

Gjatë fjalës së tij ai ka bërë të njëjtat deklarata të bëra më herët nga zyrtarë të tjerë të BE-së.

Ai tha se mungesa e stabilititetit politik dëmton Shqipërinë ndërsa u bëri thirrja forcave politike që të luftojnë për reforma të përbashkëta që afrojnë vendin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Forcat politike duhet të luftojnë për reformat e përbashkëta. Duhet udhëheqje e përgjegjshme për ta afruar vendin me BE. Vendimi i deputetëve të opozitës për djegien e mandateve në bllok minon rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Pasiguria duhet kaluar në mënyrë urgjente. Parlamenti është shtyllë e shtetit, motori i çdo demokracie të pjekur. Duhen krijuar kushtet për një dialog konstruktiv në Parlament. Ndaj duhet theksuar thirrja e Mogherinit dhe Hanh që ky vendim e minon integrimin.” – tha Danielsson.

I pyetur nëse gjatë takimeve më politikanët shqiptarë kishte vërejtur ndonjë sinjal për uljen e palëve në bisedime ai tha se nuk e kishte parë këtë gjë ndërsa bëri thirrje që protestat e opozitës të jenë paqësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *