Vendosni fjalën kyçe....

Draghi: Pasiguria e ekonomisë italiane dëmton eurozonën


Shefi i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi paralajmëroi se pasiguria në lidhje me Italinë po peshon mbi ekonominë e eurozonës si pasojë e tensioneve mes Brukselit dhe Romës në lidhje me situatën e financave publike italiane.

Gjatë një konference për shtyp në Frankfurt, Draghi reshtoi disa faktorë të jashtëm që po peshojnë mbi eurozonën, përfshirë rënien e tregtisë botërore dhe një rënie të besueshmërisa për shkak të tensioneve tregtare SHBA-Kinë.

Ai theksoi gjithashtu se “faktorë specifikë brenda eurozonës po kërcënojnë rritjen ekonomike. Një prej këtyre më siguri është Italia. Ndërsa një tjetër është dobësimi i sektorit gjerman të automjeteve”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *