Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Jugut fajëson Kinën për ndotjen e ajrit


Koreja e Jugut fajëson Kinën për përkeqësimin e ndotjes së ajrit në vend.

Në një konferencë shtypi të enjten, në kryeqytetin e Koresë së Jugut në Seul, Ministrja e Jashtme Kang Kyung-wha tha: “Është e vërtetë se ka një shkak të pluhurit që vjen nga Kina”.

Një ditë më parë, Presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae-In, kishte bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta me Kinën për të luftuar këtë problem, shkruan Anadolu Agency.

Gjatë muajve të fundit, Koreja e Jugut po përballet me ndotje të rëndë të ajrit dhe partitë politike paralajmërojnë për një “katastrofë kombëtare”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang, i cili tha: “nuk e di nëse ka prova të mjaftueshme se pluhuri i imët në Korenë e Jugut ka ardhur nga Kina”.

“Në dy ditët e fundit kur Seuli u mbulua nga pluhuri i imët, në Pekin nuk ka pasur ndotje të tillë”, shtoi ai.

Ndër të tjera, Lu Kang shtoi se dy vendet kanë zhvilluar bisedime përmes ministrave të tyre të mjedisit dhe po diskutojnë për hapat e mundshëm të përbashkëta kundër ndotjes së ajrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *