Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi paralajmëron Ramën: Ne gratë do bëhemi barrikadë njerëzore që s’mund ta kalosh


Në protestën e sotme që po zhvillohet te Unaza e Re, ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, tha që gratë e kësaj zone janë bërë frymëzim për të gjitha gratë në Shqipëri.

“Sot është një tjetër 8 mars i trishtë për të gjitha nënat e vajzat shqiptare. Sot kemi një mijë e një arsye për të protestuar. Sot të gjitha ne mund të kishim shumë vende ku mund të protestonim, por ne gratë e opozitës vendosëm të ishim të gjitha këtu sëbashku sepse ju na mësuart se si mund të mbrohet me gjak shtëpia. Ju u bëtë burim frymëzimi për të gjitha gratë shqiptare. Ndaj ne vendosëm që sot të bashkojmë të gjitha kauzat, kauzën e Teatrit, luftën kundër dhunës, kundër kriminalitetit. Na bashkuat në një kauzë të vetme, të mbrojmë shtëpoinë tonë të përbashkët –Shqipërinë. Sepse shtëpia jonë është liria jonë. Sepse kur gratë reagojnë reagon gjithë Shqipëria. Se kur gratë protestojnë edhe burrat protestojnë.”, tha ish-deputetja.

Vokshi i ftoi të gjithë edhe në protestën e 16 marsit përpara Kryeministrisë. Sipas ish-deputetes, Rama është një kryeministër që i urren dhe dhunon gratë në të gjitha mënyrat, fizikisht, verbalisht, institucionalisht.

“Edi Rama jo vetëm do iki, do dënohet për të gjitha krimet që ka bërë në këtë vend.

Le t’i themi pra, ‘PO’ do të bëhemi barrikadë njerëzore që Edi Rama të mos mundët kurrë të na paralalojë. Në datë 16, ora 11, të gjitha ne gratë para Kryeministrisë, për t’i thënë stop modelit të qeverisë së kriminelit Edi Rama, Fitore.”, tha Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *