Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli i Europës: Fushatë shpifjesh kundër gazetares Alice Taylor


Këshilli i Evropës ka reaguar sot lidhur me fushatën kundër gazetares britanike Alice Taylor.

Përmes një njoftimi, Kie thotë se ndaj Taylor ka nisur një fushatë shpifjesh nga mediat në shqipëri, fill pasi ajo gjatë një interviste për “Russia Today” denoncoi rastin e manipulimit të votave në Shqipëri, korrupsionin dhe lidhjet e politikës me krimin.

Kie ngre alarmin për shkeljen e lirisë së medias, për mbrojtjen e gazetarisë dhe për sigurinë e gazetarëve. Madje përmendet edhe sulmi ndaj partnerit të Taylor, nëpër rrjetet sociale.

Një gazetare britanike, që punon në Shqipëri për portalin exit.al, është bërë shënjestër e një fushate shpifjesh pas një deklarate për “Russia Today” më 23 shkurt 2019 në lidhje me protestat që kanë mbërthyer vendin.

Kohët e fundit Alice Taylor ka raportuar për manipulimin e votave, dhunën në protesta dhe për lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.

Kur u pyet të komentonte për gjendjen e korrupsionit dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri, Alice Taylor tha për ‘Russia Today’ se akuzat për korrupsion mund të dokumentohen lehtësisht përmes provave që tregojnë lidhjet mes qeverisë aktuale, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikut të drogës.

Në deklaratën e saj, ajo vuri në dyshim edhe ndershmërinë e zgjedhjeve të vitit 2017, të cilat konfirmuan Edi Ramën si kryeministër në një mandat të dytë.

Të nesërmen, dhjetëra portale lokale nisën të publikojnë foto dhe ta akuzojnë atë se ishte e lidhur me dhe paguhej nga Rusia, ose se portali i saj është i lidhur me partinë e opozitës. Edhe partneri i saj ishte gjithashtu i targetuar në platformat e mediave sociale.

Gazetarja njoftoi gjithashtu se iu refuzua leja e saj e qëndrimit më 6 mars, edhe pse i ishte miratuar vetëm para pak javësh.”, thuhet në njoftimin e Kie.

Alice Taylor është një gazetare nga Anglia e cila ka zgjedhur të jetojë një Shqipëri.

Përveçse  është gazetare, Taylor është edhe shkrimtare, aktiviste dhe blogere, e cila është diplomuar për drejtësi.

Ditët e fundit ajo u kritikua për shkak se mbajti qëndrim kundër qeverisë për situatën në vend dhe shpërthimin e protestave opozitare.

Në një postim në Twitter, lajmëroi se autoritetet shtetërore i kishin anuluar lejen e qëndrimit për të cilën Talor shkroi se erdhi për shkak të kritikave ndaj qeverisë. Portalet pranë qeverisë e kanë akuzuar atë se ka lidhje me lobe ruse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *