Vendosni fjalën kyçe....

U kap me drogë, arrestohet i riu shqiptar në Itali


Një shqiptar u arrestua nga policia italiane ditën e sotme pasi u kap me 2,5 kg marihuanë. Në pranga përfundoi një 26 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, banues në Chieti.

Operacioni erdhi pas dy ditësh vëzhgim përballë shtëpisë së tij, ndërsa i riu konsiderohet si një nga furnizuesit kryesore të drogës në zonën e Frentana-s.

Lënda narkotike ishte vendosur në dy pako në garazhin pranë ndërtesës ku jetonte shqiptari.

Policia ka sekuestruar edhe karta telefonike si dhe telefona celularë, të cilët mund të jenë përdorur nga 26-vjerçari shqiptar për të zbuluar të gjithë rrjetin.

Në tregun vendas, vlera e lëndës narkotike të sekuestruar, kap vlerën e 30 mijë eurove.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *