I ftuar në Zonë e Lirë përballë Arian Çanit, kreu i opozitës Lulzim Basha ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Sipas tij, njerëzit e kanë kuptuar se ka ardhur momenti për ndryshim rrënjësor.
“Për herë të parë nuk kanë frikë qytetarët, por ka frikë Rama. Hajdutët të kapur me presh në duar i ka kapur frika nga dënimi popullor. Është një vendim i paprecedentë që kërkon guxim të madh. Nëse vazhdojmë kështu dhe ky vend boshatiset. Jo thjesht për të ndryshuar pushtetin, por vendin. Ka nevojë për një ndryshim të madh. Dhe njerëzit këtë e kanë kuptuar. Është kapur në vjedhje qindra milionëshe me PPP-të. Premtuan reformë në shëndetësi, shëndetësia në pikë të zezë, premtuan reforma në arsim, arsimi në degradim”-u shpreh Basha.