Vendosni fjalën kyçe....

Qëlluan me armë, kapen mat 4 të rinjtë në Korçë, njëri me kokainë në xhep


Katër persona janë arrestuar nga policia në Korçë pas akuzave se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia njofton se ka marrë njoftimin se disa persona po qëllonin në “Malin e Moravës” me armë dhe kur efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë kapur katër personat që kishin armë zjarri me vete. Njëri prej tyre mbante në xhepin e xhupit dhe një qese me kokainë.

“Bashkëpunimi me komunitetin, vë në pranga 4 shtetas për veprat penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim për “Mashtrim”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, personave në kërkim, si edhe falë bashkëpunimit me komunitetin shërbimet e Policisë Korçë, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • K.G., 31 vjeç,
    • Dh.Sh., 31 vjeç,
    • E.L., 34 vjeç dhe
    • M.L., 30 vjeç, banues në Korçë.

Pas marrjes të një informacioni se në vendin e quajtur “Mali i Moravës”, disa persona po qëllojnë në ajër me armë zjarri, janë organizuar forca të shumta policie, për të bërë verifikimin e duhur ku në vendin e raportuar, kanë konstatuar 4 shtetasit e mësipërm, të cilët pasi kanë parë se drejt tyre po afroheshin shërbimet e Policisë, konkretisht shtetasi Dh.Sh., ka hedhur nga dora një armë zjarri tip pistoletë, ndërsa shtetasi K.G., një kuti me fishekë luftarak.

Gjatë kontrollit trupor të tyre shtetasit E.L., iu gjetën në xhepin e xhupit 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu ndaj shtetasit K.G., Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 krëhër me 3 copë fishekë, 44 copë fishekë luftarak, 2 gëzhoja dhe 2 doza lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *