Policia ka reaguar pas plagosjes së një efektivi të policisë në protestën e sotme në Fier.
Mësohet se i lënduari është punonjës i FNSH-së dhe po mjekohet në spitalin rajonal të Fierit.
Përmes një njoftimi, policia thotë se do të analizohen provat filmike për të identifikuar personin që ka goditur punonjësin e FNSH-së.
“Sot paradite, në vendin e quajtur “ETC” u grumbulluan për të protestuar rreth 150 protestues me pankarta dhe zhurmues.
Gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta forcat e Policisë.
Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier
Grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit.”, thuhet në njoftimin e policisë.