Vendosni fjalën kyçe....

“Si hebrejtë në filmat e Spielberg” – Punonjësi i Bashkisë së Tiranës tregon si u dërguan në mitingun e Vlorës


Një punonjës i Bashkisë së Tiranës ka denoncuar trajtimin që i bëhet administratës.

Ai ka shkruar një mesazh që është publikuar nga ish-kryeministri Berisha ku tregon se që prej nisjes së protestave po trajtohen si në repart ushtrie.

Sipas punonjëses, më 16 shkurt kur opozita protestonte para kryeministrisë, punonjësit e Bashkisë së Tiranës u dërguan me autobusë në Vlorë, ku Rama organizoi një takim në këtë qytet.

“Ky eshte organizimi stalinist i mitingjeve te Edvinit! Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb.

Doktor Berisha, jam punonjese e Bashkise se Tiranes dhe desha t’ju tregoj se kohet e fundit nga frika e protestave te opozites te gjithe ne si administrate po na trajtojne si repart ushtrie.

Sa here ka proteste neve na mbajne ne pune me apel pavaresisht orarit. Situata me absurde ishte me date 16 shkurt (e shtune) ku na organizuan me autobuze e na cuan ne antimitingun e Rames me karrige ne Vlore. Ishte si skene teatri absurd pasi na kishin shenuar me emra deri karriget ne autobuz dhe deri karriget ne sheshin e flamurit. Na trajtuan thjesht si nje numer e na u kujtua transporti i hebrenjve ne filmat e Spielberg.

Trajtimi kaq poshterues i administrates nuk le shije te mire, cenon dinjitetin tone profesional dhe nuk premton dite te mira per profesionistet mendjehapur por vec per te paaftet lepe-peqe. Anonim te lutem.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *