Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni në Kenya, besohet se ka patur 157 pasagjerë në bord


Rrëzohet në Kenya avioni që besohet se ka patur 157 pasagjerë në bord. “Boing 737”, avion i Etiopisë, fluturonte nga Addis Ababa drejt Nairobit në Kenya.

Numri i ekuipazhit është 8.

Një zëdhënës tha, siç raporton “BBC” se rrëzimi ndodhi në 08:44 më orën lokale të së dielës, shumë pak pasi ishte ngritur nga kryeqyteti i Etiopisë.

Kryeministri i vendit Abiy Ahmed  shprehu ngushëllimet e tij më të thella, ndërsa kompania përmes përfaqësuesve të saj tha se skuadrat e shpëtimit kishin shkuar në zonën e rrëzimit, afër qytetit Bishoftu, 60 kilometër nga kryeqyteti.

Linja e këtij avioni ka kryer fluturime në shumë destinacione të Afrikës.

Në 2010 një nga avionët e kësaj linje u rrëzua në detin Mesdhe, shumë pak pasi ishte ngritur nga Bejruti, ku mbetën të vdekur 90 persona.

Tragjedia më e madhe për linjën ka ndodhur në Nëntor të 1996-ës, kur një avion fluturonte nga Addis Ababa në Nairobi.

Një nga motorët e aeroplanit ndaloi, pas mungesës së karburantit. Edhe pse piloti tentoi uljen e emergjencës mbi ujë, 123 persona nga 175 në bord mbetën të vdekur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *