Një aksident me pasojë vdekjen, ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin Maqellarë- Peshkopi. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.
Nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit, një 34 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes ku po hetojnë rrethanat e mundshme të aksidentit.