Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet e dyshuara për vrasjen e vëllait të Kim Jong-un


Gruaja indoneziane, e cila akuzohet për vrasjen Kim Jong-nam, gjysmë-vëllait të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, është liruar, pasi akuzat ndaj saj janë hedhur poshtë.

Sikurse shkruan “BBC”, Siti Aisyah, ishte akuzuar për vrasjen e Kimit, duke i hedhur atij në fytyrë një agjent nervor, në aeroportin e Kuala Lampurit në vitin 2017.

Ajo dhe e akuzuara tjetër vietnameze, Doan Thi Huong, mohojnë të kenë kryer vrasjen dhe4 madje kanë deklaruar se fillimisht kanë menduar se po i bënin ndonjë lojë televizive.

Prokurori për çështjen kërkoi që akuza për vrasjen e Siti Aisyah të hiqet, pa dhënë ndonjë arsye.

Në një letër drejtuar ministrit të drejtësisë indoneziane, avokati i Malajzisë shpjegoi se vendimi ishte duke marrë duke patur parasysh konsideratat që Jakarta ngriti për rastin, si dhe marrëdhëniet e mira midis dy vendeve.

Sipas korrespondentit të BBC-së, Jonathan Shefi, ka pasur më pak prova kundër Aisyah sesa kundër të pandehurës vietnameze.

Kim Jong-nam, gjysmë-vëllai i larguar i udhëheqësit të Koresë së Veriut, po priste të hipte në një fluturim nga Kuala Lumpur në Macau më 13 shkurt 2017, kur dy gra iu afruan.

Pamjet e “CCTV” treguan njërën prej tyre vendoste duart mbi fytyrën e tij, pastaj të dyja gratë u larguan nga skena.

Kim vdiq rrugës për në spital teksa më vonë është vërtetuar se ai i është ekspozuar agjentit nervor, VX.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *