Ka marrë flakë banesa të cilën punonjësit e IMT-së kanë tentuar sot ta shembin. Ndërkohë zjarrfikësit sapo kanë mbërritur dhe po tentojnë të shuajnë flakët. Mjekët e ndihmës së shpejtë nga ana tjetër po u vijnë në ndihmë banorëve që humbën ndjenjat.
Familjarët paraditen e sotme kanë bllokuar rrugën pranë shkollës Petro Nini Luarasi, ndërsa disa prej tyre kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës.
Një prej tyre është një grua shtatzënë, e cila ka pësuar dhe kontraktime.
“Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë shprehur banorët.
Forcat e rendit kanë rrethuar zonën, por nuk po ndërhyjnë. Punonjësit e IMT-së kanë shembur vetëm një pjesë të banesës, ndërsa pas rezistencës së banorëve e kanë ndalur punën.
Banesa e këtyre banorëve ndodhet në truallin e ish-pronarëve që kanë një vendim gjykate për kthimin e truallit.