Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: S’e dorëzoj mandatin, parlamenti i jep oksigjen demokracisë


Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka deklaruar se nuk do e dorëzojë mandatin e deputetes pasi parlamenti i jep oksigjen demokracisë dhe partive politike.

Ajo e ka bërë deklaratën në një intervistë për “Zërineamerikës” ajo tha ndër të tjera se mosdjegia e mandatit të saj është vendimi i duhur që i shërben të ardhmes së demokracisë së Shqipërisë.

“Parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin, prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri e lartë që ndjej mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament është vendimi i duhur që i shërben të ardhmes së Shqipërisë.” – tha Hajdari.

Vetëm Myslim Murri nga Partia Demokratike dhe Lefter Koka nga Lëvisja Socialiste për Integrim nuk i kanë dorëzuar mandatet e deputetit ndërsa janë futur në parlament nga listat e opozitës deri tani 10 deputetë.

4 prej tyre u betuan në seancën e shkuar ndërsa 6 të tjerët pritet të betohen në seancën e ardhshme. Ndërkohë një tjetër kandidat nga listat e PD-së, Alban Zeneli, ka pranuar të marrë mandatin në Kukës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *