Të gjithë e dimë se Demi Lovato vitet e fundit po përballet me varësinë ndaj drogës dhe depresionit dhe është shtruar në një qendër rehabilitimi disa herë.
Së fundmi, në media flistet se ajo është ndarë nga i dashuri Henry Levy, katër muaj pas lidhjes. Dhe mënyra se si Demi po e kalon këtë është duke i dhuruar vetes lule.
Pak ditë më parë, Demi i tregoi fansave se i kishte dhuruar vetes një tufë me lule dhe një pusullë në të cilën shkruhej: “Ti je e bukur, je e dashur, je e denjë për një jetë të lumtur dhe të shëndetshme”
“Sepse ndonjëherë duhet t’i dërgosh vetes lule”, -kështu shkruan Demi mbi foton e buqetës me trëndafila rozë, publikuar nga Buzzfeed.
Duket e habitshme sesi një person mund t’i dhurojë lule vetes, por mbase të gjithë kemi nevojë të bëjmë diçka për veten, të duam veten, dhe ky ishte mesazhi më i mirë që Demi mund të sillte.