Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentet tragjike me 346 viktima, dhjetëra shtete pezullojnë avionin “Boeing 737”


Shtohen dhimbjet e kokës për kompaninë amerikane “Boeing”.

Pas bllokimit të avionëve të kësaj kompanie nga ana e Kinës, Indonezisë, Mongolisë, Marokut dhe Etiopisë, dy shtete të tjera kanë vendosur të ndalin fluturimin e këtyre avionëve nga aeroportet e tyre.

Bëhet fjalë për Australinë dhe Britaninë e Madhe që kanë vendosur të bëjnë të njëjtën gjë deri në një urdhër të dytë. Autoriteti australian i aviacionit civil ka ndjekur lëvizje të ngjashme të njoftuara nga Kina, Indonezia, Ishujt Kajman, Etiopia, Mongolia dhe Maroku më parë këtë javë.

Të martën, Afrika e Jugut, Singapori dhe Vietnami gjithashtu njoftuan se po argumentojnë të bëjnë të njëjtën gjë me avionet Boeing 737 që kanë në linjat e tyre.

Ky vendim vjen pas rrëzimit të një avioni Boeing 737 në Etiopi ku humbën jetën 157 persona. Pak muaj më parë e njëjta gjë kishte ndodhur me një avion Boeing 737 të linjës indoneziane, nga rrëzimi i të cilit humbën jetën 189 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *