Gjatë takimit me qytetarët e Cërrikut, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u ndal sërish tek situata aktuale politike si dhe vendimi i opozitës për djegien e mandateve të deputetit. Kryemadhi theksoi se vendimi i deputetëve të opozitës ishte një përgjigje pozitive ndaj vendimit që kanë marrë qytetarët shqiptarë. Kryetarja e LSI-së hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit, sipas të cilit opozita kërkon pushtet në tavolinë.
“Vendimi ynë për djegien e mandateve nuk kishte të bënte me një vendim politik për të marrë pushtetin në tavolinë. Absolutisht! Ishim ne në pushtet, ishim në qeveri me Edi Ramën. Gjashtë muaj ju lut LSI-së Edi Rama, nga dhjetori deri në qershor për të bërë koalicion me ne. Por ne nuk pranuam. Nuk pranuam sepse kurrë nuk mund të pranonim të mbulonim erën e keqe që kishte mbuluar krimin e organizuar”- tha Kryetarja e LSI-së.