Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e borës, ARRSH: Akset ku duhet të keni patjetër zinxhirë


Që prej ditës së djeshme, reshjet e dendura të borës kanë përfshirë rajonin verior dhe jugor të vendit, por fatmirësisht nuk raportohet për probleme në qarkullim në akset kryesore.

Autoriteti Rrugor shqiptar ka njoftuar se cilat janë akset kryesore në të cilat drejtuesit e automjeteve duhet të përdorin patjetër zinxhirë, ndërsa sqaron se vijon puna për mirmbajtjen e rrugëve.

Detajet:

Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit
Vazhdon puna për mirëmbajtjen dimërore me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.
Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:
Ura Çerenecit-Stebleve (5 km e fundit).
Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. Kalohet me zinxhir vetëm në aksin Librazhd-Steblevë (në 8 km e fundit).
Vazhdon hedhja e kripes nga kontraktori.
Në Rajonin Jugor kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë nga km 14-22.
Në akset e tjera kalimi pa zinxhir.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *