Vendosni fjalën kyçe....

Zaev mbërrin në Tiranë, për herë të parë pas zyrtarizimit të emrit “Maqedonia e Veriut” (FOTO)


Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka mbërritur në Tiranë. Kryeministri Edi Rama e ka pritur përmes një ceremonie zyrtare. Në këtë vizitë në shqipëri, Zaev është i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe nga ministri i punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Gjatë kësaj vizite, Zaev do të takohet dhe me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Dy kryeministrat, Rama dhe Zaev do të mbajnë më vonë një konferencë të përbashkët për shtyp nga ku do të njoftojnë mbi marrëveshjet që do të arrijnë.

Kjo është vizita e parë zyrtare që Zaev bën në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit.

Axhenda:

10:00 – Ceremoniali zyrtar

10:30 – Takim i dy delegacioneve

11:15 – Konferencë e përbashkët e dy kryeministrave


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *