Vendosni fjalën kyçe....

“Edi Rama po qeveris me regjim ushtarak! Ka frikë nga populli” – Albana Vokshi


Albana Vokshi ka reaguar lidhur me praninë e forcave policore pranë Kuvendit. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, e quan rrethimin e Parlamentit si regjim ushtarak të kryeministrit Edi Rama, që sipas saj ka frikë nga populli.

 “PARLAMENTI NËN RRETHIM! REGJIMI USHTARAK I RAMËS KA FRIKË NGA POPULLI. Këto janë pamjet e të gjitha rrugëve rreth e rrotull Parlamentit sot në mëngjes, si cdo ditë që ka seance parlamentare. Tirana edhe sot në shtetrrethim për karrigen e Edi Rames.

Mijëra policë e autoblinda kanë mbushur rrugët si në shtetrrethim. Deputetët që mbrohen nga populli s’mund të jenë asnjëherë përfaqësues të tij. Edi Rama po qeveris me regjim ushtarak! Dhe kjo është dëshmia e fundit të diktatorëve. Askush nuk do ta pranojë më këtë regjim sepse shqiptarët i kujtojnë siç ata dinë agresorët e lirive të tyre!”– janë fjalët e Vokshit.

Ndërkohë që që 7 kandidatë të opozitës u betuan sot si deputetë, policia e kishte rrethuar Parmaentin me hekura, me tela me gjemba e madje ishte pajisur edhe me një autobot me ujë.

Disa aktivistë dhe qytetarë mbështetës të PD-së kanë protestuar sot jashtë godinës së Parlamentit dhe pavarësisht se nuk ishin të shumtë në numër si në radhët e tjera, policia e ka përdorur autobotin me ujë për t’i shpërndarë.

Autoboti i mbushur me uji ndodhet në portën ku më parë futeshin në Parlament grupi demokrat, por kjo portë që pas djegies së mandateve është salduar me hekura dhe është rrethuar me tela me gjemba.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *