Vendosni fjalën kyçe....

Ish-nxënësit masakër në shkollë, vriten 10 persona në Brazil


Të paktën 10 persona u vranë në një shkollë në shtetin e Sao Paulos në Brazil, thanë autoritetet policore në vend. Të dyshuarit kryesorë besohet të jenë dy adoleshentë, të cilët u vëtëvranë pas sulmit tragjik.

Incidenti vdekjeprurës ndodhi në qytetin e Suzanos, në orët e para para të së mërkurës në juglindje të Brazilit.

Policia Ushtarake konfirmoi në llogarinë e saj në “Twitter” se 10 persona ishin vrarë ndërsa 10 të tjerë u plagosën pas të shtënave.
Sulmi u krye nga dy adoleshentë “të armatosur dhe të maskuar”, sipas policisë.

Mediat vendase njoftuan se ata më pas ia kthyen armët vetes , pasi kishin vrarë disa nxënës dhe të paktën një të rritur. 23 persona të tjerë u plagosën.

Një revolver, një hark me shigjeta, si dhe disa bomba “Molotov” dhe një valixhe me tela u gjetën nga policia në vendngjarje. Një nga sulmuesit ishte armatosur me një armë zjarri, ndërsa një tjetër përdorte një thikë, njoftuan mediat lokale, duke cituar dëshmitarë okularë.

Sulmuesit thuhet se ishin ish-nxënës të shkollës, megjithatë motivi i sulmit mbetet i paqartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *