Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtoi një varr për presidentin Putin, aktivisti rus dënohet me 28 ditë burg


Një gjykatë në Rusi ka dënuar një burrë me 28 ditë burg, vetëm pse ai krijoi një varr për presidentin Vladimir Putin.

Aktivisti Karim Yamadej u dënua të martën, në qytetin e Naberezhnye Chelny, pasi ishte hera e dytë që shkelte ligjin për organizimin e ngjarjeve të tilla publike.

Yamadej tha se po protestonte kundër një projektligji mbi “sovranitetin e internetit në Rusi”, sipas të cilit kërcënon lirinë e fjalës.

“BBC” shkruan se Rusia ka miratuar dy projektligje të mërkurën, që ndëshkojnë mosrespektimin e autoriteteve dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Projektligji i parë i referohet “mosrespektimit të hapur” ndaj shtetit, zyrtarëve dhe shoqërisë ruse, dhe shkelësit përsëritës të ligjit përballen deri në 15 ditë burgim.

I dyti ndalon shpërndarjen e “informacioneve të rreme që lidhen me interesin publik”.

Gazetarët, aktivistët për të drejtat e njeriut dhe madje edhe disa ministra të qeverisë ruse kanë shprehur kundërshtimin e tyre, ndërsa disa flasin për një “Perde të Hekurt” në internet që po ngrihet nga Rusia.

Nën Presidentin Putin, shteti rus ka marrë kontrollin e kanaleve kryesore televizive dhe mediave të tjera kryesore, kështu që zërat e opozitës janë kryesisht të kufizuara në mediat sociale.

Karim Yamadej ngriti më 10 mars një tip varri, pranë ndërtesës që strehonte komitetin hetimor të qytetit.

Në gurin e varrit të krijuar ishte vendosur fotografia e Putinit dhe vitet e jetës, 1952-2019.

Kreu i opozitës Aleksej Navalny e ka konsideruar krim arrestimin e aktivistit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *