Vendosni fjalën kyçe....

Boeing merr vendimin pas tragjedisë me 157 viktima, pezullon fluturimet e 371 avionëve


 

 

Kompania amerikane “Boeing” ka njoftuar se do te pezullojë fluturimet e të 371 avionëve të tipit “737 Max”. Kjo pasi hetuesit zbuluan prova të reja në vendin e rrëzimit të avionit të këtij lloji në Etiopi.

Sikurse shkruan “BBC”, Administrata Federale e Aviacionit në SHBA tha se provat e reja dhe të dhënat satelitore nxitën vendimin për ndalimin e përkohshëm të avionëve.

Të dielën, një avioni Boeing 737 Max, u rrëzua në Etiopi ku humbën jetën të 157 njerëzit në bord. Por ky nuk është aksidenti i vetëm në të cilën janë përfshirë avionët Boeing 737 Max.

Tetorin e kaluar, një avion i Boeing-ut, po ashtu i llojit 737 Max, është rrëzuar në Indonezi, duke shkaktuar vdekjen e të 189 njerëzve në bord.

Pas ngjarjes në Etiopi, disa vende, përfshirë SHBA-në, Brazilin, Australinë, Kinën, e madje dhe Kosovën, kanë njoftuar se kanë ndaluar së operuari me Boeing 737 Max.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *