Vendosni fjalën kyçe....

5 të arrestuar në Lushnjë me 21 kg drogë, në formë çokollate


Policia e Durrësit ka njoftuar finalizimin e një tjetër operacioni anti-drogë. Pesë persona nga Lushnja janë vënë në pranga, pasi dyshohet se po transportonin 21 kilogram lëndë narkotike, edhe kjo e maskuar në formë çokollatë.

Pesë personat u kapën pranë stacionit të trenit në Lushnje.

Më herët në Patos u kapën babë e bir, të cilëve iu gjet një sasi lënde narkotike në formën e çokollatës.

Detajet e policisë

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “VAZHDIMËSIA”

Operacioni nga DVP Durrës, Prokuroria dhe Forca e Posaçme Operacionale e PSH.

Sekuestrohen rreth 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në formë çokollate, në pranga 5 persona

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një hetimi disa mujor finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “VAZHDIMËSIA”.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.Ç., 53 vjeç, 
G.K., 38 vjeç, 
I.K. 50 vjeç, 
R.K. 25 vjeç, 
L.Y., 47 vjeç, banues në Lushnje.

Këta shtetas gjatë operacionit u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit Lushnjë me nje sasi prej 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate,(Cannabais Sativa), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash.

Vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikeve, kryer në bashkëpunim”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *