Vendosni fjalën kyçe....

Rama për operacionin me 11 të arrestuar: Sot Shkodra, më e sigurtë se asnjëherë


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me operacionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku u arrestuan 11 persona nën akuzën se vepronin në qytetin e Shkodrës në fushën e huadhënies me interesa të larta.

“Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e Shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot Shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe Policia e Shtetit çdo ditë më efikase. #RESPEKT”, shkruan Rama në Twitter.

Një operacion i madh policor po zhvillohet në qytetin e Shkodrës. Forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja mbërritën nga Tirana në qytetin e Shkodrës dhe kanë arrestuar 11 persona.

Prokuroria e Shkodrës ka zbuluar detajet lidhur me operacionin për arrestimin e personave që kryenin fajde të paligjshme.

Pjesë e grupit, ishte dhe një ish-kancelar i Gjykatës së Shkodrës dhe një noter të cilët regjistronin në emrat e tyre, pronat apo pasuritë e personave të cilët nuk kishin mundësi për të paguar paratë e marra hua.

Interesat për dhënien hua të këtyre shumave, varionin nga 3%-20% në javë nga ana e persona të implikuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *