Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë do ndodhë në zgjedhjet e majit për Parlamentin Europian, sipas euroskeptikut të njohur


Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i çekisë, Vaclav Klaus, një euroskeptik i njohur është shprehur se Bashkimi Europian nuk mund të vijojë të ekzistojë edhe për shumë kohë në formën që ka dhe mënyrën si funksionon.

Gjatë një interviste të dhënë për “Nazione Futura” në kuvendin “Europa Sovraniste”, Klaus ka deklaruar se BE-ja duhet të pushojë së funksionuari si superstrukturë dhe të kthehet në një bashkëpunim të lirë mes vendeve anëtare, raporton Periskopi.al.

Gjatë intervistës, Klaus, deklaron se shpreson që euroskeptikët të paraqiten më mirë dhe të forcojnë pozitat në zgjedhjet e majit, por është i bindur se forcat pro Bashkimit Europian do vijojnë të kenë shumicën.

Ai shton se edhe formimi i një koalicioni kundër BE-së brenda Parlamentit Europian nuk do jetë i mjaftueshëm pasi duhen ndryshime të thella në mentalitetin e qytetarëve.

Klasu thotë gjithashtu se Bashkimi Europian duhet të ndërmarrë hapa seriozë dhe praktikë për ndryshimin e gjendjes, në të kundërt gjërat do vështirësohen edhe më shumë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *