Vendosni fjalën kyçe....

131 ditë protestë te Astiri, banorët: Mos guxoni të prishni shtëpitë


Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Astirit, shtëpitë e të cilëve rrezikojnë shembjen nga projekti i “Unazës së Madhe”. Në ditën e 131 të protestës, banorët kërkojnë anulimin e projektit.

“Mos guxo të na prishni shtëpinë, do t’ju vrasë zoti përmes popullit. Edhe diçka nga ana juridike, ne këto shtëpi i kemi ndërtuar 30 vjet më përpara. Në atë kohë shteti nuk ekzistonte. Çfarë ndodhi? Për 15 vjet rrjesht na e thanë, ju e keni fituar”, shprehet një nga banorët.

Në mbështetje të tyre, i pranishëm në protestë është ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu. Gjatë fjalës së tij, demokrati u shpreh i bindur se më 16 mars do të largohet qeveria e kryeministrit,  Edi Rama.

“Ne nuk na prish punë as shiu as dielli, e vetmja gjë që ju prish punë juve është Edi Rama. Është e vërtetë me datë 16 do festojë Luli dhe gjithë shqiptarët se do ikësh ti. Ju jeni bërë një shembull sesi protestohet dhe sesi qëndrohet përballë mafies dhe pushtetarëve të korruptuar. Të gjithë thonë bravo i qoftë unazës që nuk ulin kokën përballë një pushteti të korruptuar”- u shpreh Balliu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *