Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra qytetarë drejt Tiranës, policia ndalon autobusët me protestues në Shkodër (VIDEO)


Opozita zhvillon sot protestën e radhës kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Protesta pritet të nisë në orën 11:00 para selisë së kryeministrisë.

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës. Në Shkodër autobusët me protestues janë ndaluar nga policia, e cila i ka kontrolluar ata duke u kërkuar mjetet e identifikimit.

Ende nuk ka një numër të saktë të protestuesve që janë nisur sot për protestë, por sipas të dhënave të deritanishme, të Partisë Demokratike:

Shkodër – Nga Shkodra besohet se janë nisur me autobusë ose makina personale rreth 9200 protestues.

Berat-Nisja e autobusëve me protestues u bë përpara selisë së PD të Beratit rreth orës 07:00. Protestuesve te PD-së i’u janë bashkuar edhe përfaqësuesit dhe militantët e LSI-së.

Korçë-Janë nisur drejt Tiranës 1400 qytetarë. Protestuesit janë me autobusë, por edhe me mjete personale.

Fier-Kreu i PD Luan Baçi denoncon përsëri presionin e policisë. Ai shprehet se vetëm mëngjesin e sotëm janë marrë ne tel nga policia një numër i lartë protestuesish duke ju thënë që duhet të paraqiten ne orën 8.00 në polici.

Lezhë-Nisja e protestuesve nga Lezha është bërë në mënyrë të organizuar me autobuz dhe me mjete privatë të organizuar nga dega e PD në Lezhë. Sipas PD-së janë nisur rreth 7000 protestues.

Elbasan-Deri në orën 8 janë nisur 5 autobusë. Po kështu demokratët po nisen nga Librazhdi, Cërriku, Gramshi dhe Peqini.

Kukës – Ndërkohë që një numër shumë të madh protestuesish ka pasur dhe në Kukës, ku burimet thonë se janë nisur drejt Tiranës 1500 protestues.

Korçë – organizimi për nisjen drejt Tiranes ka nisur herët ne mengjes, ku mësohet se do të mbërrijnë1500 protestues megjithë fshatrat përreth.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *