Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshe nga e motra, Kiri Hajdari krah Bashës në protestë (VIDEO)


Djali i madh i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari, i është bashkuar protestës së shqiptarëve të thirrur nga opozita.

Madje ai është shfaqur krah kreut të PD-së Lulzim Bashës. Duket se pavarësisht qëndrimit të të motrës deputete Rudina Hajdari, kundër vendimeve të fundit të opozitës së bashkuar lidhur me djegien e mandateve, Kiri Hajdari mbështet Bashën.

Siç edhe duket në foto, Kiri Hajdari i është bashkuar protestës dhe është në krah të kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Kujtojmë se në protestën e 16 shkurtit, deputetët e opozitës dorëzuan në bllok mandatet, mirëpo jo Rudina Hajdari e cila ndodhej në SHBA. Pas kthimit nga SHBA-ja, deputetja tha se s;ishte ndërmend të hiqte dorë nga mandati pasi sipas saj “Parlamenti i jep oksigjen demokracisë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *