Vendosni fjalën kyçe....

Policia reagon pas protestës: Tubimi i paligjshëm ndryshuan vendin e organizimit


Policia e shtetit nëpërmjet një deklarate për mediat ka reaguar për ngjarjet gjatë protestës së sotme të organizuar nga opozita e bashkuar ku pati gaz lotsjellës, ujë, shashka dhe gurë.

Në deklaratën e saj policia thotë se PD-ja dhe aleatët organizuan një tubim në kundërshtim të ligjit pasi ndryshuan në mënyrë të papritur vendin e protestës duke e zhvendosur atë.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike e aleatët e saj, organizuan sot një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili, në kundërshtim të plotë me ligjin, në mënyrë të papritur dhe të pa lajmëruar, por edhe në kundërshtim me vetë kërkesën e organizatorëve për vendin e protestës, u zhvendos në sheshin para Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë tubimit të paligjshëm përpara Kuvendit, protestuesit krijuan incidente me Policinë dhe më pas e goditën, gjatë përpjekjes për të çarë kordonin e forcave të rendit. Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit u hodhën gurë dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë u lënduan dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 3 punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Edhe mes tubuesve pati të lënduar, si pasojë e efekteve të gazit lotsjellës, të përdorur nga Policia për të prapsur turmat e dhunshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *