Partizani arriti të fitonte me shifrat 3-0, sfidën e javës së 25-të, në shtëpi ndaj Teutës.
Bruno Telushi nga goditja e dënimit, zhbllokoi shifrat që në minutën e katërt.
Në minutën e 32-të Asani përfitoi nga një top i kthyer gabim nga Avdyli, dhe me një vrapim të shpejtë, arriti të futej në zonë, ku Kallaku i shkaktoi penallti. Nga 11 metra largësi, nuk gaboi Ardit Hila.
Në minutën e 90, golin e gjeti edhe Ardit Hila, teksa Teuta ishte hedhur në sulm.
Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 53 pikëve, në vendin e parë, plot 9 më shumë se Kukësi, dhe tashmë shpresat për t’u shpallur kampion rriten akoma më shumë. Teuta mbetet në vendin e tretë, me 40 pikë.