Vendosni fjalën kyçe....

Dita e Shën Patrikut kthehet në tragjedi, turma e adoleshentëve përplaset te hyrja e hotelit, tre të vdekur


Në ditën e Shën Patrikut, tre adoleshentë kanë humbur jetën në Irlandën e Veriut. “BBC” shkruan se një përplasje ka ndodhur në hyrje të hotelit Greenvale, ku një turmë e madhe adoleshentësh kishin qenë duke pritur në radhë për të hyrë në festën e organizuar me rastin e Ditës së Shën Patrikut.

Një vajzë 17-vjeçare dhe dy djem të moshës 16 dhe 17 vjeç vdiqën pas incidentit jashtë hotelit Greenvale.

Një numër i madh adoleshëntësh të tjerë po trajtohen në spital.

Policia ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur jashtë këtij hoteli. Sipas deklaratës së policisë, turma e adoleshentëve ka qenë duke pritur te hyrja e hotelit deri rreth orës 21:30 për të hyrë në festë. Ata kanë nisur të shtyhen me njëri-tjetrin derisa një prej tyre ka humbur jetën në vendngjarje dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Është zemërthyese të shohësh se si në një event ku supozohet të kënaqesh, në ditën e Shën Patrikut këta të rinj duhej të përfundonin në një tragjedi të tillë”, tha Mark Hamilton nga Shërbimi i Policisë në Irlandën e Veriut.

Policia u ka kërkuar të pranishmëve që t’u dërgojnë pamjet nga incidenti, në vend që ti postojnë ato në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *