Vendosni fjalën kyçe....

Balla e Spiropali fajësojnë Bashën për tritolin në Laç, PD: Propagandë, keqardhje që PS ka ulur përfaqësimin


Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kanë akuzuar kryetarin e PD-së Lulzim BAshën, si personin që qëndron pas tritolit në shtyllën elektrike në Laç.

Por PD ka reaguar përmes një njoftimi për mediat, ku i konsideron deklaratat e Ballës e Spiropalit si propagandë dhe kërkon identifikimin e personave që qëndrojnë pas ngjarjes.

“Neveri për propagandën me tritol të Edi Ramës PD hedh poshtë me neveri shpifjen e Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit se pas shpërthimit me tritol të shtyllave të tensionit të lartë qëndron PD dhe opozita.

Një shpifje e tillë tregon dëshpërimin e thellë të shefit të Taulantit dhe të Elisës, i cili e ka lidhur fatin me krimin dhe porositësit e tritolit. Nëse ai nuk ka dorë në këtë propagandë helmuese, Edi Rama, i cili ka kontroll të plotë mbi policinë, shërbimin sekret dhe prokurorinë, duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë urdhëruar dhe kanë vendosur tritolin në shtyllën e tensionit të lartë. PD dënon me forcë këto shpifje djallëzore të nivelit të Griseldës, që bëhen për të nxitur urrejtjen dhe për të rritur konfliktin në vend.

PD shpreh keqardhjen që PS ka ulur përfaqësimin e saj në nivelin e inteligjencës dhe ndershmërisë së Taulantit dhe Elisës. Ne e dimë se brenda PS ka personalitete që mund ta ndihmojnë partinë e tyre në këtë ditë të hallit ku ka rënë, duke kontribuar, njëkohësisht, në shkëputjen e lidhjeve të PS me krimin, e cila është bërë pengesë për të ardhmen europiane të vendt.”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Ditën e sotme, ndodhi një shpërthim në një fshat në Laç, ku ishte vendosur tritol në një shtyllë të tensionit të lartë.

“Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

Por Taulant Balla e Elisa Spiropali reaguan duke fajësuar kreun e opozitës Lulzim Basha.

Spiropali shkuante në rrjetet sociale se dihet kush iu bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit duke nënkuptuar Bashën.

“Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit! E keni kot, hidhuni përpjetë sa të doni, këtë vend mbrapa dot s’e ktheni”, shkruan Spiropali.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga ana tjetër nuk e nënkuptoi por fajësoi drejtpërdrejt jo vetëm Lulzim Bashën por edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. “Aktet e dhunës te komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotëm tek triotoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, synojnë të nxijnë fytyrën e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.

Sot jemi dëshmitarë që prej ditësh PD dhe LSI kanë ndërmarrë një sulm kundër të ardhmes së Shqipërisë. Sulmit më të furishëm kundër reformës në drejtësi dhe ëndrrës tonë Europiane. Nëse do te fitonte rruga e dhunes e zgjedhur nga Basha, e sigurt eshte se Shqipëria do te humbte.

Të gjitha maskat kane rene. Ata që vranë protestuesit para 8 vitesh, ata qe shfarosen Gerdecin, tani duan të vijnë perseri në pushtet përmes forces, dhunës dhe sot edhe me tritol. Politikanet e vjeter, te frikesuar nga drejtesia e re qe po vjen, jane bere te gjithe bashke per te mbrojtur interesat e tyre personale, si gjithemone ne kurriz te shqiptareve”, shkruante Balla.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *