Futbollistëve të Përfaqësueses të Kosovës u është premtuar një shpërblim prej 1 milion euro nëse arrijnë të kualifikohen në kampionatin evropian të 2020-ës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka zhvilluar sot një takim me skuadrës, përpara përballjes me Bullgarinë. Aty, Veseli njoftoi edhe për vendimin për të shpërblyer skuadrën me shumën e lartë.
Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë kundër Bullgarisë, ndërsa në grupin A ndodhen edhe Anglia, Çekia, Mali i Zi.