I riu që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në afërsi të sheshit Willson, nuk është një emër i panjohur. Jurgen Kurti 26-vjeç njihej si menaxher i VIP-ave si dhe një emër një i njohur edhe për drejtësinë pasi ka qenë i përfolur në dy ngjarje më parë.
E para ku mbeti i vrarë babai i tij, ngjarje për të cilën fajtor u shpall daja i tij i cili morri edhe një dënim prej 1 vit dhe 6 muaj heqje lirie.
Ndërsa në ngjarjen e dytë u arrestua së bashku me vjehrrin Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij Kujtim Ekonomi për vrasje për motive pronësie në Durrës, por që nuk u gjet fajtor më pas.
Kurti u qëllua me breshëri armësh në rrugën “Zef Jubani”, mbrapa Postës nr.8 në Tiranë. Dyshohet se dy persona po e prisnin në hyrjen e pallatit, dhe e qëlluan për vdekje me 3 plumba. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, kur Jurgen Kurti po shkonte në shtëpinë e tij.
“Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.”, thuhet në njoftimin e policisë./Hashtag.al