Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet pas 30 vitesh në pushtet presidenti i Kazakistanit


Presidenti më jetëgjatë në pushtet i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, ka dhënë dorëheqjen pas gati 30 vjetësh në pushtet.

“Unë kam marrë vendimin për t’i dhënë fund mandatit tim si president.” – tha Nazarbayev 78-vjeçar në fjalimin e tij.

Nazarbayev njoftoi të martën dorëheqjen e tij në një fjalim të jaqshtëzakonshëm për kombin. Detyrat e tij do të kryhen nga kryetari i senatit, Kassym-Jomart Tokayev, nga partia qeverisëse, Nur Otan, derisa zgjidhet një president i ri.

Nazarbayev ka qenë udhëheqësi i Kazakistanit që prej vitit 1990. Ai ishte në mandatin e tij të pestë kur dha dorëheqjen. Nazarbayev do të kalojë në krye të këshillit të sigurisë të vendit pas dorëheqjes së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *