Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët në ajër, avioni me 100 pasagjerë bën uljen e pazakontë


Një aeroplan u përfshi nga zjarri në aeroportin e Mehrabad të Teheranit të martën, por pasagjerët arritën të dilnin pa asnjë dëmtim.

Zjarri nis pasi rrotat e avionit nuk u hapën siç duhet.

Piloti u detyrua të kryente një tjetër fluturim në aeroport, pasi përpiqej të hapte rrotat e uljes, por përfundimisht vendosi të ulej në aeroport pa rrota, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Fars.

Incidenti ndodhi rreth orës 9:00 me orën lokale dhe 10 ambulanca u vendosën në vendngjarje, tha agjencia.

Kishte rreth 100 persona në bordin e aeroplanit, por shërbimet e emergjencës arritën t’i evakuonin të gjithë.

Hossein Kolivand, kreu i departamentit emergjent të Iranit konfirmoi se nuk kishte pasur ndonjë dëmtim.

Aeroplani ishte një “Fokker 100” që i përket “Iran Air”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *