Vendosni fjalën kyçe....

Fshehu abuzimet seksuale në kishë, Papa Françesku refuzon dorëheqjen e kardinalit francez


Pavarësisht nga premtimet për t’i dhënë fund skandaleve seksuale në kishën katolike, Papa Françesku nuk pranoi dorëheqjen e kardinalit francez Philippe Barbarin, i cili është shpallur fajtor për fshehjen e abuzimeve nga një prift në dioqezën e tij.

“RT” shkruan se kardinali Barbarin ofroi të japë dorëheqjen në një takim privat me Papën këtë hënë, më pak se dy javë pasi u bë zyrtari më i lartë i kishës që dënohet për mbulimin e abuzimeve seksuale.

Duke mohuar çdo akuzë, Barbarin e ka apeluar dënimin gjashtëmujor që mori nga gjykata e Lionit.

Pasi refuzoi dorëheqjen e kardinalit, Papa Françesku pranoi se Barbarini do të bënte mirë “të qëndrojë jashtë vëmendjes për pak kohë”.

Kështu kardinali francez i ka deleguar përgjegjësitë e tij tek prifti Yves Baumgarten.

Disa viktima të abuzimit klerik kanë shprehur zhgënjim me vendimin e Papës.

Gjykata franceze vendosi se Barbarini ishte i detyruar të raportonte priftin Bernard Preynat tek autoritetet franceze pasi mësoi në 2014-ën se ai kishte abuzuar me fëmijë gjatë viteve 1970 dhe 1980.

Preynat, i cili ka pranuar abuzimin me djemtë, do të gjykohet për akuzat për dhunë seksuale në vitin 2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *