Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Dorëheqja e Metës nuk e zgjidh krizën


Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka folur për herë të parë pas deklaratës së presidentit Meta, i cili u shpreh se për të zgjidhur krizën politike ishte i gatshëm të dorëzonte mandatin si dhe të sakrifikonte dhe jetën.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Bardhi u shpreh se edhe nëse Meta jep dorëheqjen, kjo gjë nuk do ta zgjidh këtë krizë, por do ta thellojë akoma më shumë.

‘Unë e kam lexuar mesazhin e presidentit Meta si një kontribut për të zgjidhur krizën  politike e institucionale ku ndodhet vendi. Por dorëheqje e presidentit Meta nuk e zgjidh krizën politike dhe institucionale, thjesht do ta thellonte atë edhe më tej’, ka thënë ndër të tjera Gazment Bardhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *