Në Vlorë vijon seriali i makinave të djegura. Një tjetër makinë është djegur në këtë qytet, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se automjeti, tip fuoristrade, ka qenë i parkuar pranë Gjykatës së Vlorës. Makina ka marrë flakë rreth orës 04:00 të mëngjesit, por ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Makina rezulton në pronësi të shtetasit me iniciale R.M.
Uniformat blu sakaq kanë nisur hetimet, për të mësuar nëse bëhet fjalë për shkëndijë elektrike, apo për zjarrvënie të qëllimshme siç ka qëlluar në shumicën e ngjarjeve të ngjashme në këtë qytet.