Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohen gjatë natës 4 xhami në Angli, frikë për përplasje (Video)


Xhamitë kanë qenë nën shënjestër gjatë natës të së mërkurës në qytetin e Birmingham, ka konfirmuar policia britanike ndërsa nuk dihen ende motivet e këtij sulmi apo autorët e mundshëm.

Një sulm fillestar u njoftua në një xhami në “Birchfield Road” dhe ndërsa policia po shkonte në vendngjarje u njoftua për një tjetër sulm në një xhami në rrugën “Slade”.

Policia u dërgua për të patrulluar rrugët në mbarë qytetin në një përpjekje për të parandaluar sulme të mëtejshme dhe oficerët e patrullimit zbuluan dëme në xhami të tjera në rrugët “Ëitton” e “Aston Broadëay: të qytetit.

Detektivë kundër terrorizmit nga Scottland Yard janë dërguar për të hetuar incidentet, të cilat mendohet të jenë të lidhura me njëri-tjetrin.

“Për momentin nuk e dimë motivin për sulmet e natës së kaluar. Ajo që mund të them është se forca dhe Njësia kundër terrorizmit punojnë krah për krah për të gjetur këdo që është përgjegjës.” – thuhet në deklaratën e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *