Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë të Shkodrës, ku si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person.
Mësohet se viktima që humbi jetën nga aksidenti i ndodhur vetëm pak minuta më parë, është identifikuar si Bujar Bujaj.
Viktima ndërroi jetë rrugës për në spital, pas goditjes që morri nga makina.
Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.