Vendosni fjalën kyçe....

“Dosja Xhafaj”, Salianji publikon përgjimin e prokurorisë: Ish-drejtori i Policisë së Fierit paguan Fredi Alizotin (Audio)


Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka publikuar një material audio të prokurorisë ku tregohet komunikimi i ish-drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi, me Fredi Alizotin, i cili deklaroi se ka bërë zërin e Afron Xhafajt në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike.

Pas publikimit të audiopërgjimit, ku Albert Veliu pretendonte se bisedonte me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj u dorëzua te autoritetet italiane.

Veliu tha asokohe se e kishte bërë audiopërgjimin në shenjë hakmarrjeje ndaj Xhafajt, i cili nuk ishte kujdesur për familjen e Veliut kur ky kishte qenë në burg në Itali.

Xhafaj e mohoi përfshirjen e tij në këtë material audio por më pas u vetëdorëzua te autoritetet italiane.

Pas kësaj, në skenë doli Fredi Alizoti, i cili në një material video tregoi se si e kishte marrë në makinë drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe e kishte sjellë në Tiranë, ku i kishin ofruar para për të marrë përsipër se kishte luajtur rolin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e publikuar.

Kryeministri Rama pak ditë pas publikimit të materialit audio, deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së se e kishte dërguar materialin audio në një laborator dhe kishte dalë se ai nuk ishte autentik.

Por në një përgjigje zyrtare nga laboratori, ku materiali u dërgua për ekspertizë nga prokuroria, labotarori deklaroi se materiali i dërguar nuk ishte origjinali në audiopërgjim por i marrë nga kronikat televizive.

“Piovra. Episodi 1. Në pafundësinë e komunikimeve mes zyrtarëve të policisë dhe deshmitarit të sajuar për Xhafajgate! Komunikimi ne 00:30 të natës mes drejtorit të policisë Fier dhe Alizotit pasi ka dhënë dëshminê e sajuar! Përgjimi është zyrtar i Prokurorisë.” – shkruan Salianji në “Facebook”.

Transkriptimi i telefonatës

Alizoti:  Po si më le në rrugë. Ai është b****irë prokuror.

Nushi: Ku je ti, ku je.

Alizoti: Dëgjo mua, dëgjo mua tashi të flas unë tani.

Nushi: Ku je ti ore, ku je…

Alizoti: Më dëgjo mua tani. Atë që kam nisur…

Nushi: Ku je tani. Je në Fier apo ku je.

Alizoti: Unë jam në Tiranë tani.  Dëgjo mua tani. Atë që kam nisur nuk e kthej më mbrapa.

Nushi: Pse çfarë të tha ty.

Alizoti: Mos më thuaj mua prokuror, po zoti prokuror.  I thashë të kam q***motrën. Nuk më rruhet mua.

Nushi: Fredi, Fredi, më dëgjo pak mua.

Alizoti: Dëgjo poak mua ti ore. Unë nuk e di si më lini në rrugë ju mua. Më këto muhabete vari k****. Fola me Gramozin se i bëj parapritë gjerave unëe..

Nushi: Fredi jam në një vendngjarje tani. Më thuaj çfarë do.

Alizoti: Dëgjo mua tani. Dua diçka unë se kam ngel rrugëve.

Nushi: Më thuaj çfarë do.

Alizoti: Do më dërgosh një njeri.

Nushi: Tani unë jam në Fier, kam një ngjarje.

Alizoti: Më dëgjo një minutë mua.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *