Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gramsh. Mësohet se një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij me inicialet G.H., rreth 32 vjeçe.
Policia ka ndaluar 35-vjeçarin dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., rreth 35 vjeç, banues në Grekan, Gramsh.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë për motive ende të paqarta, ka vrarë duke e mbytur me duart bashkëshorten e tij shtetasen G.H., rreth 32 vjeçe.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.