Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar Kongresin e sotëm të Partisë Socialiste që pritet të zgjasë deri ën orën 17:00.
Berisha shkruan se Taulant Balal i cili hapi punimet e Kongresit, ka marrë shumë mesazhe urimi nga Klement Balili i njohur si “Escobari i Ballkanit”, Aldo Bare e të tjerë.
“Lajme nga Kongresi i suksesit te krimit!
Kongresin e hapi Taulant Bego/Yaris/Gjura/Hoxha/Jaupi etj etj…
Kongresi mori mesazhe urimi nga:
Aldo Bare.
Dritan Dajti
Kostandin Xhuvani
Mili i Partise!
Eskobari i Ballkanit
Shume e shume te tjere!
Mesazhet e tyre mbylleshin me dy lavdi:
-Lavdi Partise tone te Krimit!
-Lavdi kreut te meduzes se Krimit!”, shkruan Berisha.
Kongresi i PS-së po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se në zgjedhjet vendore, Partia Socialiste duhet të fitojë të 61 bashkitë e vendit.
“Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit jo vetëm që duhet të rikonfirmohemi në të gjitha bashkitë ku shqiptarët na kanë dhënë nderin dhe përgjegjësinë për tu shërbyer deri tani, por duhet të jemi fitues dhe të fillojmë ndryshimin edhe në bashkitë që kanë mbetur peng i kundërshtarëve tani. Sot është ndezja e motorëve për të fituar në 61 bashkitë e vendit.
Duhet të adresojmë boshllëkun që na ka lënë në jetën politike të vendit mungesa e një opozite konstruktive, e cila në përgjegjshmëri të plotë politike u mundua të krijojë një ngërç artificial tërësisht të njëanshëm pas braktisjes së mandateve në Kuvend.”, tha Balla i cili shtoi se PS është e gatshme për çdo lloj dialogu me opozitën.
Kryeministri Edi Rama pritet të flasë në seancën e dytë të Kongresit, pas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili do të prezantojë edhe kandidatët e PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë.
Ish-kryeministri Fatos Nano është i ftuar në këtë kongres, mirëpo ende nuk është paraqitur.