Vendosni fjalën kyçe....

Hungaria hedh poshtë ekstradimin e Albert Veliut


Hungaria ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Albert Veliut, i cili pretendon se regjistroi audiopërgjimin me Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas regjistrimit të audiopërgjimit, Albert Veliu u largua drejt Kosovës ku qëndroi disa muaj para se të largohej për në Hungari ku ka kërkuar azil politik.  

Veliu është i pandehur në Shqipëri bashkë me ish-deputetin Ervin Salianji dhe Fredi Alizotin lidhur me audiopërgjimin.

Alizoti pretendon se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjim por ish-deputeti Salianji ka publikuar disa materiale audio ditën e djeshme dhe të sotmen, ku provohet biseda mes ish-drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi dhe Fredi Alizotit, ndërsa ky i fundit pretendon se ka takuar edhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pas publikimit të audiopërgjimit, vëllai i ish-ministrit Xhafaj, u dorëzua te autoritetet italiane, ndërsa kryeministri Rama e quajti montazh audion, duke thënë se e kishte verifikuar në një nga laboratorët më të mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *