Partia Demokratike dhe aletatët e saj kanë vendosur të thërrasin një tjetër protestë kundër qeverisë së kryeministrit Rama. Vendimi është marrë pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve.
Protesta është thirrur për në datën 13 prill por ndryshe nga herët e tjera që ajo është zhvilluar paradite, kësaj radhe ajo do nisë në orën 18:00.
Krahas kësaj proteste, opozita do zhvillojë protesta çdo ditë kur ka seancë plenare në parlament.
Opozita e bashkuar kërkon dorëheqjen e kryeminisrit Rama, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.