Vendosni fjalën kyçe....

I vihet tritol “Benz”-it në Fushë-Krujë


Zona e Fushë-Krujës njihet për shpërthimet e shpeshta me tritol. Në fshatin Mallkuç vetëm një ditë më parë, i është vendosur lëndë plasëse një automjeti tip “Benz”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40. “Benz”-i me targat AA203HU rezulton në pronësi të Florind Muçës, 44-vjeç.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar pasi lënda plasëse nuk ishte aktive.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar xhenierët të cilët kanë asgjësuar lëndën plasëse.

“Më datë 23.03.2019, rreth orës 12:40, në fshatin Mallkuç , Krujë, shtetasi F.M., 44 vjeç, ka konstatuar  në tokë , pranë makinës së tij , një qese e mbuluar me plasmas.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se në qese kishte lëndë plasëse.

Grupi Hetimor vijon  punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *